Diellza Kolgeci ka zbuluar se është në lidhje dashurie.
Bukuroshja e njohur shqiptare ka folur për herë të parë për këtë marrëdhënie duke thënë se nuk është e fejuar e as e martuar por vetëm në lidhje me një person jo të famshëm, transmeton Telegrafi.
“Jam në lidhje, por as e fejuar as e martuar. Kur të jem me dokumenta atëherë do e bëj publike”, ka thënë ajo në emisionin “Natën”.
Diellza ka zbuluar se i dashuri i saj është arkitekt dhe nuk dëshiron të jetë një fytyrë publike./Telegrafi/.