Telegrafi

Diellza e kënaqur me ballon e parë shqiptare

Mbrëmë është mbajtur ballo e parë shqiptare e organizuar nga dy ikonat e bukurisë shqiptare, Afërdita Paqarada dhe Diellza Kolgeci.

E mbajtur në Swiss Diamond balloja e mbrëmshme me shumë të ftuar fytyra publike, ka frymuar e tëra shqip.

Diellza Kolgeci për Telegrafin u shpreh e kënaqur me mbarëvajtjen e ballos.

“Në përgjithësei ka shku sipas planit, pati edhe gjëra spontane, të cilat e bënë edhe më të bukur mbrëmjen, e cila frymoi çdo gjë shqip. Vallet dhe muzika shqipe si dhe veshjet e mysafirëve të cilët respektuan kodin e veshjes e bënë të mrekullueshme tërë atë që kishim menduar qe një kohë të gjatë”, tha Diellza, e cila mendon që balloja të krijojë traditë dhe të organizohet çdo vit.

“Megjithëse është herët të flasim për vitin tjetër, por me siguri se do të jetë edhe më bukur se këtë vit. Kohën duhet ta zgjasim më shumë”, përfundoi bukuroshja shqiptare.

Në vazhdim ju sjellim disa pamje nga nata e mbrëmshme.