Telegrafi

Diellza dhe Afërdita organizojnë mini-maratonë për femrat e keqtrajtuara

Për të dytin vit me radhë në Prishtinë organizohet mini-maratona “Vrapo edhe ti”.

Dy ikonat e bukurisë shqiptare, Diellza Kolgeci dhe Afërdita Paçarada kanë bashkuar edhe njëherë forcat për qëllime humanitare.

Diellza për Telegrafin zbuloi se kësaj nisme tashmë i janë përgjigjur emra të mëdhenjë të skenës dhe politikës në vend dhe paratë e mbledhura do t’i dedikohen femrave të keqtrajtuara.

“Duam që çdo vit të ngrisim zërin dhe të solidarizohemi me ata që nuk kanë fuqi të flasin për vete”, tha Diellza duke falenderuar të gjithë artistët që në masë të madhe i janë përgjigjur këtij organizimi.

Mini-maratona do të mbahet me 24 prill në sheshin “Zahir Pajaziti” nga ora 12:00-14:00 ndërsa shtegu i saj do të jetë pesë kilometra.

Kujtojmë se vitin e kaluar paratë e mbledhura nga mini-maratona që u organizua për herë të parë u ndihmuan fëmijët me autizëm./Telegrafi/