Dy Misset shqiptare, Afërdita Paçarada dhe Diellza Kolgeci janë bashkuar sërish për të sjellë diçka të veçantë në vendin tonë.
Bëhet fjalë për një projekt të mbajtur për herë të parë në trojet shqiptare,të titulluar “Ballo Shqiptare”.
Diellza Kolgeci për Telegrafin tha se kjo ide ishte e kahmotshme e saj dhe tani kanë vendosur ta realizojnë.
“Në këtë ballo do të jenë të ftuar shumë fytyra nga arti, politika, sporti, biznesi etj dhe gjithçka do të jetë me përmbajte tradicionale, duke filluar nga ushqimi, muzika, vallet dhe po ashtu edhe veshjet”, tha Diellza për këtë projekt, i cili pritet të mbledhë në një vend të famshmit shqiptar.
Të ftuarit do të jenë nga të gjitha trojet shqiptare dhe secili nga ta do të duhet që në veshjen e tyre solemne të ketë edhe detaje të veshjeve kombëtare, kjo do të jetë e cekur edhe në ftesa.
Balloja do të mbahet me 27 nëntor në hotelin Swiss Diamond. /Telegrafi/