Ngrohja e temperaturave ditët e fundit ka sjellë më shumë vizitorë në bregdetin e Shëngjinit.
Të parët që preferojnë Shëngjinin janë qytetarët e Kosovës, të cilët për Report Tv thonë se përveç diellit gjatë ditës, aty gjejnë edhe shërbime.
Këto janë pamjet që të ofron Shëngjini këtë fundjave.
Moti me diell dhe temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin ditët e fundit ka sjell shtim të numrit të vizitorëve në bregdet.
Shëtitorja e plazhit dhe vija bregdetare janë të populluara me qytetar, ku dominojnë shqiptaret e Kosovës të cilët vijojnë të jenë besnik ndaj Shëngjinit.
Favorizuar nga kushtet atmosferike, vizitoret thonë se kanë ardhur për të kaluar fundjavën në bregdetin e Shëngjinit, pasi kjo zonë turistike i përmbush në maksimum pritshmëritë e tyre.
Fluksit të vizitoreve gjatë fundjavave me diell në Shëngjin, po i përgjigjet me shërbime dhe pushteti vendor e biznesi vendas, ku pastrimi i territorit kryesisht në zonat më të frekuentuara është i vazhdueshëm.