Territori i Shqipërisë pritet të përfshihet nga mot i qëndrueshëm këtë të enjte. Parashikohen orë me diell dhe vranësira të larta shtresore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e lehtë e në bregdet përkohësisht mesatare.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2 ballë. Temperaturat parashikohen të pësojnë luhatje të forta gjatë ditës duke marrë tiparet e vërteta të një dite vjeshte: në zona malore 5 deri 22°C; në zona e ulëta 12 deri 27°C; në zona bregdetare 13 deri 26°C. /tch/