Telegrafi

Diell dhe vranësira, në viset e ulëta edhe mjegull

Të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu, kryesisht në veri, perëndim dhe jugperëndim të vendit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në orët e para të ditës ka mundësi që në viset e ulëta të paraqitet mjegull, si pasojë e radiacionit.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/