Site icon Telegrafi

Diell dhe vranësira, kështu do të jetë moti për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti në Kosovë sot do të jetë me diell dhe vranësira të pjesshme.

Temperaturat mbeten pothuajse konstante me rritje të lehta në vlerat e maksimaleve.

Në Prishtinë temperaturat do të arrijnë deri në 33 gradë Celsius, e në Prizren dhe Gjakovë parashikohet temperaturat të shkojnë deri në 34 gradë Celsius.

Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes  e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Indeksi UV mbetet i lartë prandaj këshillohet respektimi i  udhezimeve të IKSHP. /Telegrafi/

Exit mobile version