Telegrafi

Diell dhe varënsira të lehta, si parashikohet moti në Shqipëri

Sot pjesa e parë e ditës në Shqipëri parashikohet të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm në të gjithë territorin duke sjellë orë të shumta me diell dhe kalime të lehta varënsirash.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës sipas MeteoAlb do të shtojë gradualisht vranësirat, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5 gradë Celcius deri në 21 gradë Celcius. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi dy ballë.

Kosova në orët e para të ditës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë vendin. Ndërsa orët e mesditës dhe pasditja kryesisht do të sjellin kalime të pakta vranësirash, të cilat herë pas here do të shtohen por nuk do të sjellin reshje në territor, raporton Top Channel. /Telegrafi/