Telegrafi

Temperatura të larta në Shqipëri, deri në 41 gradë

Në Shqipëri, moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të variojnë: në zonat malore, nga 21 gradë Celsius në 35 gradë Celsius, në zonat e ulëta nga 26 gradë Celsius në 41 gradë Celsius dhe në zonat bregdetare nga 28 gradë Celsius në 41 gradë Celsius.

Era do të fryejë në drejtim veri-përëndimor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë tri deri katër ballë. /Tch/