Telegrafi

Diell dhe temperatura të larta deri të enjten në Shqipëri

Deri ditën e enjte vendi do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm me orë të gjata me diell, por edhe vranësira në pjesën dytë të ditës.

Meteorologia Lajda Porja tha në Euronews Albania se ditën e premten pritet të vijnë reshjet, të cilat mund të shoqërohen edhe rrebeshe.

Ndërkohë, ditën e diel moti do të jetë sërish me diell.

Mëngjeset do jenë të freskët dhe deri të enjten do jenë të njëjtat vlera termike. Ditën e enjte dhe të premte temperaturat pritet të shkojnë deri në 34 gradë, ndërsa të shtunën do ketë rënie të temperaturave. /Euronews Albania/