Telegrafi

Diego, Tiago plus 20 milionë për Agueron?

Sportsbook24.com njofton se Marotta do të takohet me drejtorin sportiv të Atleticos, Jesus Garcia Pitarch, për të finalizuar transferimin. Oferta që pritet t’u prezantohet zyrtarëve të Atleticos do të jetë mjaft luksoze. 20 milionë euro, shërbimet e mesfushorit Diego dhe portugezi Tiago që tashmë po luan si huazim te Atletico pritet të përbëjnë ofertën e jashtëzakonshme të Juventusit, ndërsa Andrea Agnelli pret lajme të mira nga kthimi i Marottas.

Thuhet se Agueros i pëlqen Juventusi përkundër moskualifikimit në Ligën e Kampionëve. Tuttosport nga ana tjetër pohon se Edin Dzeko është gjithashtu i dëshiruar në Torino, ndërsa kontaktet për të do të fillojnë nëse dështon tentimi për Agueron. /Telegrafi/