Telegrafi

Diego Simeone ‘pushton’ rrjetet sociale me mënyrën se si e largoi mikrofonin e televizionit të Man Unitedit

Diego Simeone bëri një veprim viral në para ndeshjes së dytë me Manchester United në Ligën e Kampionëve – duke hequr mikrofonin MUTV në konferencën për shtyp.

Trajneri i Atletico Madridit iu drejtua mediave përpara ndeshjes së dytë të Ligës së Kampionëve të martën kundër Djajve të Kuq.

Ndërsa u ul në vendin e tij, Simeone testoi se pajisjet audio po funksiononin mirë.

Mikrofoni i kanalit të medias së brendshme të United u markua qartë me mbishkrimin MUTV dhe simbolin Red Devils.

Pra, argjentinasi e mori atë dhe e la mënjanë, në mënyrë që të mos i kuptoi komentet e tij në një shaka të thjeshtë, por efektive.

Kameramani i mërzitur i United u dëgjua duke rënkuar: “Jo, jo, më duhet. Kjo është e imja. Mbajeni drejt Diego”.

Simeone u përkul në mikrofonin tjetër dhe, me buzëqeshjen e tij të hidhur nëpër fytyrë, tha: “Gjëra të paparashikueshme ndodhin edhe në lojë”.

Skuadra e Simeone shkon në ndeshjen e dytë me rezultat 1-1 pasi Anthony Elanga shënoi golin e barazimit, pasi që Joao Felix kishte kaluar në epërsi skuadrën spanjolle. /Telegrafi/