Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, po përballet me disa vendime të rëndësishme para sfidës ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
‘Los Rojiblancos’ morën një fitore me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Athletic Bilbaos, falë Julian Alvarez i cili u fut nga banka për të siguruar tri pikët.
Kjo fitore në Madrid e mban Simeonen në garë për titull teksa këtë vikend ata e mbyllën në vendin e dytë mbrapa liderit Barcelonës.
Fokusi tashmë ka kaluar tek 4 marsi atje ku në ‘Santiago Bernabeu’ ata do të përballen me Real Madridin në ndeshjen e parë të 1/8-tës së Ligës së Kampionëve.
Simeone ka konfirmuar se nuk ka pasur ndonjë lëndim pas ndeshjes së vikendit dhe pjesa më e madhe e formacionit titullar u vendos në bazë të konsistencës deri më tani këtë sezon.
Nëntë nga 11 lojtarët që do të luajnë titullar janë të konfirmuar në mendjen e Simeones sipas një raportimi nga Mundo Deportivo, por ai është i pasigurt për dy pozicione.
Samuel Lino ishte titullar në barazimin 1-1 në derbin që u zhvillua në shkurt, por braziliani pati disa vështirësi në fazën defanzive së fundmi dhe kjo e favorizoi Javi Galan.
Conor Gallagher mund të jetë po ashtu një titullar, pavarësisht mungesës së minutave për të së fundmi, pasi Simeone po synon të fusë dy sulmues afër Rodrigo De Paul dhe Pablo Barrios./Telegrafi/