Site icon Telegrafi

Diego Simeone pasi u shpall kampion: Jam shumë i lumtur, ky klub mund të rritet edhe më shumë

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone është shprehur tejet i kënaqur pasi fitoi titullin e La Ligas.

Atletico Madrid u gjend në disavantazh ndaj Real Valladolidit për tu rikthyer me golat e Angel Correas dhe Luis Suarez.

Kështu, “Los Colchoneros” fituan titullin në La Liga për herë të parë që nga viti 2014, që është i 11-ti në histori.

Pas ndeshjes, Diego Simeone u shpreh i kënaqur, ku deklaroi se lumturia i buron nga brenda dhe ai është i lumtur për shumë njerëz në klub.

“Jam i lumtur për shumë persona, kur Atletico Madridi bëhet kampion është diçka ndryshe”.

“Unë buzëqesh, është një lumturi nga brenda që më vjen kur shoh këtë klub që ka një të ardhme të ndritur”.

“Jam shumë kokëfortë, e di që klubi mund të rritet edhe më shumë dhe unë sigurisht që dua të ndihmoj në këtë rritje”, ka thënë Diego Simeone. /Telegrafi/

Exit mobile version