Diego Simeone ka marr një lajm të hidhur nga Komisioni Disiplinor i Federatës Evropiane të Futbollit.
Trajneri i Atletico Madridit është sanksionuar nga UEFA me katër ndeshje mos drejtim të klunit, përveç që duhet të paguajë një gjobë prej 10 mijë eurove.
E gjithë kjo pas përjashtimit në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës të Evropës kundër Arsenalit.
Pra, duke përfshirë ndeshjes e dytë kundër skuadrës së Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit, argjentinasi do të vuajë edhe tre ndeshje të tjera.
Kjo do të thotë se “El Cholo” nuk do të paraqitet në finalen e Ligës së Evropës kundër Marseille, e cila zhvillohet në stadiumin francez të Lyonit.
Përveç kësaj, Atletico do të duhet gjithashtu të paguajë 10 mijë euro gjobë për hedhjen e gjësendeve në stadiumin londinez të “The Emiratetes”.
Ndryshe, finalja e këtij viti do të zhvillohet më 16 maj dhe pritet të startojë rreth orës 20:45. /Telegrafi/