Telegrafi

Diego: Po përmirësohemi

“Do të jetë një ndeshje e vështirë (kundër Ajaxit), por ne kemi avantazhin pas fitores (prej 2-1) në Holandë”.

“Por prapëseprapë do të jetë një ndeshje e madhe, dhe për këtë jam i sigurt, sepse Ajaxi është një skuadër shumë e mirë”.

“Ne po përmirësohemi vazhdimisht dhe besimi po rritet. Kemi fituar tri ndeshjet e fundit, prandaj mund të luajmë me qetësi”, ka thënë braziliani. /Telegrafi/