Telegrafi

Diego: Nuk dua të largohem

“Unë dua të qëndroj te Juventusi, kjo është e qartë. Klubi gjithashtu duhet të mendojë në këtë mënyrë. Unë bisedova me drejtorin Marotta para pushimeve dhe gjithçka u sqarua”.

“Unë jam në qendër të merkatos? Kjo më bezdis sidomos kur njerëzit shkruajnë gënjeshtra, nuk më pëlqen kjo. Vetëm pse pata një sezon të keq nuk do të thotë se idetë e mia për Juventusin kanë ndryshuar”.

“Unë jam shumë i lumtur këtu dhe shpresoj se do të luajmë më mirë këtë vit krahasuar me vitin e kaluar”, deklaroi Diego. /Telegrafi/