Telegrafi

Diego: Në Kupë nuk mund të lejojmë humbjen

Juventusi do të përballet me Napolin në ndeshjen e cila mund të jetë vendimtar për të ardhmen e trajnerit Ciro Ferrara.

“Vërtet më pëlqen atmosfera çdo herë kur debutoj në një garë, futeni në fushë me një motivim të ri dhe me një disponim tjetër, duke lënë më prapa atë çfarë ka ndodhur më herët”.

“Kjo është edhe më e vërtetë për Kupën e Italisë, ku ne absolutisht nuk mund të lejojmë të humbim, ne kemi nevojë për një përgjegjësi të madhe dhe fokus mbi të gjitha. Kemi nevojë vetëm të futemi në fushë dhe të fitojmë”, ka thënë Diego./Telegrafi/