Diego Maradona do të lirohet shumë shpejtë nga spitalit, kështu ka bërë të ditur doktori i tij personal, Leopoldo Luque.
Legjenda e futbollit kishte pësuar një mpiksje të gjakut në tru, mirëpo pas intervenimit të suksesshëm në operacion, shëndeti i tij është i mirë.
Luqu ka bërë të ditur se 60-vjeçari, që është trajner i Gimnasia y Esgrima La Plata, po lirohet nga spitali.
“Diego ka një gjendje të mirë shëndetësore, dhe operacioni i tija shkuar shumë mirë, madje edhe pamja e tij është e mirë”, ka thënë doktori i Maradonas.
“Lirimi i tij do të ndodhë shumë shpejtë dhe ai dëshiron që sa më parë të largohet nga aty. Ai tashmë u ka thënë doktorëve se ndihet mirë dhe kjo gjë është e vërtetë”.
“Fal intervenimit të doktorëve, gjendja e tij është stabile dhe pas një pushimi të vogël, mund t’u rikthehet aktiviteteve”, ka thënë më tej Luque. /Telegrafi/