Diego Lopez ka mbetur portieri i tretë i Milanit, por nga viti i ardhshëm mund t’i bashkëngjitet Real Betisit.
Portieri kishte pësuar një lëndim, ndërsa i riu Gianluigi Donnarumma është portieri i parë, e Christian Abbiati i dyti.
Sipas Estadiodeportivo.com, Real Betis është shumë e interesuar që të nënshkruajë me Diego Lopezin këtë verë.
Ai mund të lirohet nga Milani më herët dhe mund të kalojë si lojtar i lirë. /Telegrafi/