Telegrafi

Diego: Kisha oferta nga Anglia, por zgjodha Juven

“Nëse Liga Premier më josh? Jo, vërtet nuk më josh. Të luaj në Juventus ka qenë një ëndërr e imja e fëmijërisë. Jam fans i biankonerëve që si djalosh i ri, para se të filloj karrierën time profesionale”, ka thënë Diego.

“Juve dhe unë kemi një histori të gjatë të dashurisë. Kishim edhe më herë disa bisedime, por nuk kishte asgjë konkrete deri në verën e kaluar”, ka shtuar braziliani.

Klubi nga Torino për shërbimet e Diegos ka harxhuar 25 milionë euro./Telegrafi/