Site icon Telegrafi

Diego: Kam refuzuar Bayern Munichun dhe Real Madridin për Juventusin

TURIN, ITALY - MAY 09: Ribas Da Cunha Diego of Juventus FC in action during the Serie A match between Juventus FC and Parma FC at Stadio Olimpico di Torino on May 9, 2010 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Diego ka thënë se kishte refuzuar oferta ëndrrash nga Bayern Munich dhe Real Madridi për tu bashkuar me Juventusin.

Braziliani u bashkua me Bianconerët nga Werder Bremen për 24.5 milionë euron verën e vitit 2009, por nuk arriti të luajë më shumë se një sezon në Serie A.

“Në atë kohë mora një ofertë ëndrras nga Bayern, më të mirë se të Juventusit”.

“Ishim në top me Werderin, ishim kampion në vitin 2007 dhe në vendin e dytë në vitin 2008”.

“Ne luajtëm në Ligën e Kampionëve, fituam DFP Pokal dhe ishim në finale në Kupën e UEFA-s. Luanim futboll të bukur dhe e mposhtnim edhe Bayernin”.

Diego në aksion me Juventusin /Getty Images)

“E kisha të çartë, pasi kisha arritur gjithçka në Gjermani”.

“Real Madrid po ashtu më donte, dhe kishim biseduar. Juventusi më kishte kontaktuar tri herë dhe isha i emocionuar për këtë pasi që aty në Serie A kishte luajtur Ronaldo”.

“Kishim lojtarë të mëdhenj, por nuk ishim skuadër. E mbyllëm në pozitën e dytë apo të tretë, por ishte një sezon i vështirë për ne”.

“Doja ndryshim dhe një shtet tjetër. Nëse më duhet të veproja sot, do të veproja njëjtë”, ka thënë Diego për Bild. /Telegrafi/  

Exit mobile version