Telegrafi

Diego: Juve mund ta fitojë Europa Leaguen

Zonja e Vjetër eliminoi Ajaxin për t’u kualifikuar në 1/8 e finales, ndërsa braziliani thotë se bardhezinjtë mund të triumfojnë në këtë garë.

“Është e qartë se qëllimi ynë është fitorja, por kjo ndeshje ishte 180 minuta, dhe ne ishim të aftë të shfrytëzojmë përparësinë që e arritëm në Amsterdam”.

“Ajo që ka rëndësi është se jemi kualifikuar dhe tash dëshirojmë të shkojmë përpara në këtë garë”, ka thënë Diego. /Telegrafi/