Telegrafi

Diego: Jemi të bindur për skudeton

Mesfushori brazilian pret të jetë i gatshëm për takimin e sotëm ndaj Genoas, pas lëndimit të lehtë që e atë jashtë fushe dhjetë ditë.

“Ekipi është bindës dhe i motivuar. Fitorja e të shtunës na ka mundësuar të mbajmë kreun e tabelës dhe kjo është ajo që fansat presin nga një ekip si Juventusi”, ka thënë Diego.

“Ne jemi të bindur se mund ta fitojmë kampionatin dhe bëjmë gjithçka për të arritur objektivat tanë”, ka shtuar braziliani.