Site icon Telegrafi

Diego Costa vazhdon me “budallallëqe”, kollit dhe shtiret sikur ka coronavirus në zonën e medieve në Anfield

Diego Costa përshkoi “mix zonën” duke bërë kollitje të rreme pas fitores së Atletico Madridit ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Liverpooli u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Atletico Madridi, që fitoi 3-2 në ndeshjen kthyese në Anfield apo 4-2 në total.

Dhe pasi e ndihmoi ekipin e tij të eliminonte fituesit aktual të garës, Costa u pa në qejf pas kësaj fitore të madhe.

Lexo po ashtu Atletico Madridi eliminon kampionin – Liverpoolit nuk i ndihmuan mijëra tifozë në Anfield

Sulmuesi shtirej në “mix zone” të mediave, sikurse është i infektuar me virusin pandemik që ka përfshirë botën, coronavirusi.

Ai përshkoi zonën e mediave duke kollitur rreptë dhe rremë ndaj gazetarëve, ndërsa këto i vazhdoi me disa të qeshura.

https://twitter.com/golazovid/status/1237933687293054977

“Shakaja” e Costas është cilësuar si e papërshtatshme dhe është kritikuar shumë në rrjetet sociale.

Coronavirusi ka vrarë më shumë se 4,300 njerëz në të gjithë botën, ndërsa mijëra tjerë janë të infektuar dhe në rrezik për jetën. /Telegrafi/

Exit mobile version