Diego Costa u përjashtua me karton të kuq pasi goditi me kokë mbrojtësin Ben Mee në ndeshjen e së shtunës në Ligën Premier ndërmjet Brentford dhe Wolverhampton Wanderers.
Brentford dhe Wolves luajtën baras me rezultat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Ligën Premier.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Ben Mee (50’) për vendasit dhe Ruben Neves (52’) për mysafirët.
The final whistle blows and the points are shared at @BrentfordFC.
— Wolves (@Wolves) October 29, 2022
Megjithatë, jo gjithçka përfundoi në rregull me këtë ndeshje, pasi pati një incident në minutat shtesë.
Akteri kryesor ishte sulmuesi i njohur Diego Costa, i cili edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e skandaleve.
Costa pati një përplasje me Mee në zonën e Brenfordit dhe vendosi ta godasë dy herë me kokë, një incident i cili nuk u pa fillimisht nga gjyqtari Bobby Madley.
Megjithatë, Madley u udhëzua të konsultohej me monitorin e fushës nga VAR-i dhe pasi rishikoi situatën e ndëshkoi më të kuq sulmuesin Costa.
Madley vendosi ta ndëshkoj Costën për sjellje të dhunshme, ndërsa ky ishte kartoni i shtatë i kuq në karrierën e spanjollit. /Telegrafi/