Diego Costa pi birra. Po, është pikërisht kështu.
Zbulimin e ka bërë vetë trajneri Antonio Conte pasi sulmuesi i Chelsea-t përfundoi në shënjestrën e kritikave pas videos së David Luizit, ku Costa shfaqet në dhomat e zhveshjes me një shishe birre në dorë në fund të ndeshjes ndaj West Bromwich-it e fituar pikërisht falë golit të shënuar nga spanjolli.
Ndërkohë trajneri i Bluve ka nxituar të shuajë polemikat “Është diçka që bën mirë për t’u hidratuar, një birrë ose një CocaCola. Sigurisht që duhet të jetë vetëm një shishe dhe është mirë ta pish brenda një ore pas ndeshjes”.
Misteri tashmë është zbuluar dhe nuk përbën asnjë problem duke parë edhe formën fizike të Diego Costas. /Telegrafi/