Diego Costa është i gatshëm të bëjë një kthim në Ligën Premier, por kësaj radhe me skuadrën e Evertonit.
Evertoni është duke kërkuar një goditje të madhe në tregun e transferimeve dhe kanë identifikuar sulmuesin e Atletico Madridit, Costa, si nënshkrimin e tyre ideal.
30-vjeçari ka shkëlqyer në Ligën Premier në tre vitet e tij me Chelsean, përpara se të kthehej në Atletico më 2017.
Shumica e njerëzve u tallën kur raportet u shfaqën më parë këtë javë rreth interesimit të Evertonit për reprezentuesin e Spanjës.
Megjithatë, sipas The Sun, admirimi është i ndërsjellë dhe Costa ka shfaqur dëshirën e tij për t’u kthyer në Angli.
Atletico ka nënshkruar tashmë me Alvaro Morata këtë verë dhe Joao Felix dhe janë të interesuar të fitojnë diçka nga shitja e Costas.
Për sulmuesin spanjoll interesim ka shprehur edhe skuadra tjetër angleze Wolverhampton Wanderers. /Telegrafi/