Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, nuk dëshiron ta mbajë më në skuadër Diego Costan.
Sulmuesin spanjoll ka pasur një sezon të dështuar me klubin kryeqytetas, ku mjafton të përmendim kartonin e kuq të marrë në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit ndaj Barcelonës në Camp Nou.
Ai ka dhënë shumë pak për madrilenët, prandaj drejtuesit e Los Colchoneros e kanë nxjerrë sulmuesin zyrtarisht në shitje, transmeton KP.
Siç raportojnë mediat spanjolle, 30-vjeçari është kthyer në një barrë për Atleticon, teksa përfiton edhe një pagë të majme.
Drejtuesit e klubin janë duke pritur skuadrat që duan ta blejnë Costan, ndërsa vet futbollisti preferon të shkojë dhe të luajë në Kinë.