Telegrafi

Diego Costa drejt transferimit në Serie A, Roma fillon bisedimet me spanjollin

Diego Costa. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Diego Costa nuk është duke kaluar nëpër një formë të mirë këtë edicion me Atletico Madridin.

Sulmuesi spanjoll ka humbur vendin e titullarit, teksa ka luajtur vetëm në 19 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar dy gola e duke bërë tre asistime.

Kontrata e reprezentuesit spanjoll me Atleticon skadon në verën e vitit 2021 dhe Los Colchoneros nuk i kanë ofruar vazhdimin e saj.

Gjiganti italian Roma është futur në garë për transferimin e Costas dhe marrëdhëniet e mira mes dy klubeve mund ta bëjnë më të lehtë këtë transferim.

Roma aktualisht ka në huazim sulmuesin kroat Nikola Kalinic nga Atletico, por që nuk do ta aktivizojë klauzolën e blerjes.

Diego Costa. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Ka qenë Mundo Deportivo që ka raportuar se Roma ka pasur bisedime me Costan dhe Atleticon.

Vet lojtarit i ka pëlqyer ideja të transferohet në kryeqytetin italian dhe të luaj në Serie A, por edhe bisedat mes klubeve kanë qenë pozitive.

Atletico do të pranonte largimin e Diego Costas për një shumë rreth 30 milionë euro.

Por problemi qëndron tek paga e lartë e lojtarit, pasi Roma nuk mund t’i ofrojë më shumë se 4,5 milionë euro në sezon.

Për lojtarin interesim kanë shprehur edhe skuadrat kineze si dhe ato nga MLS amerikane. /Telegrafi/