Telegrafi

Diego Costa drejt Serie A

Diego Costa (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Diego Costa mund të transferohet këtë verë në kampionatin italian, Serie A.

Atletico Madridi ka qenë njëri nga klubet më të përforcuara këtë verë, pasi kanë bërë plot dhjetë transferime.

Përveç afrimeve, Atletico ka qenë aktive edhe në largime pasi Antoine Griezmann, Diego Costa, Filipe Luis dhe Juanfran më nuk janë pjesë e tyre.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Atletico Madridit

Emri i fundit që po lidhet me një largim nga Wanda Metropolitano është ish-sulmuesi i Chelseat, Diego Costa.

Diego Costa (Foto: Getty Images/Guliver)

Destinacioni i radhës për sulmuesin spanjoll thuhet se është kampionati italian, Serie A.

Sipas gazetës La Repubblica, Napoli po monitoron situatën e Costas dhe gjatë ditëve të ardhshme mund të kemi ndonjë ofertë. /Telegrafi/