Site icon Telegrafi

Diego Costa dënohet me 200 mijë euro

Diego Costa është dënuar me 200 mijë prej Chelseat përpara se të lejohej të stërvitet me ekipin e parë.

Sulmuesi ishte detyruar të stërvitej i vetëm në qendrën stërvitore të klubit pasi u la jashtë ekipit kundër Leicester Cityt pas një zënke me trajnerin Antonio Conte.

Lexo po ashtu Conte e dëshiron Moratan si zëvendësues të Costas

Më pas u detyrua të stërvitej i vetëm ditën e hënë teksa shokët e ekipit po shijonin një ditë pushimi. Golashënuesi i 14 golave këtë sezon më në fund është lejuar të stërvitet me ekipin e parë të martën pasi ka sqaruar mosmarrëveshjet me trajnerin dhe Julio Tous. Ishte zënka me Tous që provokoi gjithçka, derisa u përjashtua nga Konte, madje duke i bërtitur “shko në Kinë”.

Por Çelsi nuk ka ndërmend ta lejojë të largohet lojtarin, dhe madje e kanë gjobitur me një shumë të majme. Kosta do të mbetet te Çelsi deri në fund të sezonit megjithëse ka pasur interes nga Super League kineze, ku i është ofruar një rrogë 600 mijë euro në javë.  /Telegrafi/

Exit mobile version