Diego Costa raportohet se është shumë afër që t’i bashkohet Arsenalit si lojtar i lirë, mirëpo William Gallas e ka kundërshtar një marrëveshje të tillë.
Sulmuesi braziliano-spanjoll lidhet me një kalim te The Gunners, pasi përfundoi kontratën e tij me Atletico Madridin.
Por, Gallas ka thënë se ai mund të shkaktojë shumë probleme me temperamentin e tij dhe për më shumë nuk është i menaxhueshëm.
“Nuk mund të mohohet se mund të bjerë një mentalitet ndryshe në skuadër. Ai dëshiron vetëm të fitojë ndeshje”, ka thënë Gallas për PlayOJO.
“Nëse bashkëlojtarët nuk luajnë mirë, atëherë ai do të bërtas në ndeshje dhe kjo gjë ndoshta është e mirë për lojtarët”.
“Costa lidhet me një kalim te Arsenali dhe ai mund të shkaktojë shumë probleme aty, sidomos për mbrojtësit, derisa Alexandre Lacazette do të duhej të ulej sërish në bankën rezervë”, ka shtuar më tej legjenda e Arsenalit.
Costa ishte edhe më parë në Ligën Premier, aty ku kishte luajtur me Chelsean dhe kishte treguar formë tejet të lartë. /Telegrafi/