Jose Mourinho ende nuk e ka nisur aventurën te Roma, por tanimë po mendon për përforcimet që dëshiron t’i bëjë.
Trajneri protugez ka disa emra në listën e tij, derisa mbrojtësi brazilian Diego Carlos është dëshira kryesore për repartin defensivë.
Qendërmbrojtësi brazilian ka shkëlqyer në vitet e fundit me Sevillën dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha si Manchester United, Chelsea apo Tottenham Hotspur.
Mourinho e pëlqen jashtëzakonisht shumë brazilianin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e Romës transferimin e tij në Olimpico.
Drejtori sportiv Thiago Pinto do të takohet me Monchin e Sevillas për të biseduar rreth një transferimi të mundshëm të Diego Carlosit te Roma.
Megjithatë transferimi i tij duket shumë i vështirë për faktin se Sevilla e vlerëson mbi 50 milionë euro yllin e tyre.
Roma nga ana tjetër do të mundohet që të përfshijë ndonjë lojtar në marrëveshje për ta zbritur çmimin e brazilianit.
Gonzalo Villar dhe Roger Ibanez janë dy lojtarët që pëlqehen nga Sevilla të cilët Roma mund t’i përfshijë në marrëveshje për transferimin e brazilianit në Serie A.
28-vjeçari këtë edicionk a zhvilluar 48 ndeshje zyrtare me Sevillën ku ka shënuar një gol. /Telegrafi/