Telegrafi

Diego Alves ‘makthi’ i Ronaldos, ia mbron përsëri penalltinë (Video)

Cristiano Ronaldo ka humbur mundësinë të dyfishoj epërsinë e Real Madridit.

Sulmuesi portugez ka dështuar të shtoj epërsinë në 2-0 ndaj Valencias, pasi ka humbur penalltinë në minutën e 57.

Lexo po ashtu Ronaldo vazhdon të thyej rekorde, bëhet “mbret’ i golave në Evropë (Foto)

Megjithatë, ishte portieri Diego Alves, i cili ia mohoi këtë mundësi duke ia ‘kapur’ topin, përcjell Telegrafi.

Kjo nuk është herë e parë që Alves pret penalltinë e Ronaldos, pasi kjo ishte hera e tretë që e bën një gjë të tillë.

Ndryshe, Alves është portieri që ka pritur më shumë penallti në histori të La Ligas duke lënë pas vete shumë emra të mëdhenj të futbollit. /Telegrafi/