Site icon Telegrafi

Diedoni i lumtur që Alba smerret më me të

Alba Çobaj, vajza që e njohur për publikun shqiptar u bë pas pjesëmarrjes në Big Brother Albania, ditëve të fundit ka qenë e përfolur rreth lidhjes së saj të re.

Ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka lënë pas lidhjen me Diedon Musën, banorin tjetër të edicionit të fundit duke u përkushtuar te një tjetër mashkull, me të cilin sapo kanë festuar një mujorin e lidhjes duke e bërë edhe publike, transmeton Telegrafi.

I lumtur për këtë fakt del të jetë edhe Diedoni, ish i dashuri i saj.

“Faleminderit Zot që s’merret më me mua! Se e kishte bërë zakon çdo dy- tri javë shkruante ose me nostalgji, ose me sharje në rrjetet sociale. Sulmonte me statuse si fëmijë. Por e tillë është. Shpresoj t’i zgjasë kjo lidhje, se është e sigurt që do ta bëjë fajtor për ndonjë gjë në fund këtë djalin, dhe të fillojë ta urrejë si gjithë të tjerët”, ka thënë mitrovicasi, i cili vazhdon të jetë single që nga ndarja me Albën megjithëse thotë të ketë pasur njohje të reja në jetën e tij.

Lidhja e Albës dhe Diedonit ishte nga lidhjet më të përfolura të krijuara brenda shtëpisë./Telegrafi/

Exit mobile version