Site icon Telegrafi

Die Presse: Kosova shpreson në ndeshjen e parë

Në Premier Leaguen e Anglisë gjendet një pankartë që i referohet bllokimit të një kombi të futbollit.

“Pranojeni Kosovën në FIFA dhe UEFA”, thuhet nga tifozët e frustruar të shtetit të ri të Evrpës. Deri në pranimin e plotë është një rrugë e gjatë, por e gjithë pritja do të marr fund në një pikë, për adhuruesit e futbollit në vendin më të varfër të Evropës.

Shpresa ka bërë që të bëhen planifikimet për ndeshjen e parë zyrtare në zyrat modeste të administratës së Feedratës së futbollit të Kosovës (FFK) në Prishtinë.

Deri më 10 janar pritet drita e gjelbër nga Zurichu tha Artan Govori, përgjegjës për marrëdhenie ndërkombëtare në FFK. Ndeshja e parë e “shqiponjave në rritje” mund të zhvillohet në mars. “Kundër Kroacisë apo ndonjë skuadre mbetet të shihet. Me rëndësi është që ndeshjen e parë ta luajmë në Prishtinë”, tha ai.

Që kur Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shpallur në shkurt të vitit 2008, vendi ka qenë në geto të futbollit.

Rezistenca e Federatës së futbollit të Serbisë, po ashtu edhe obstruksionet politike kanë ndalur kombin e dy milion banorëve të ketë debutimin ndërkombëtar të futbollit.

Por, tani pasi që edhe Gjibraltari po zhvillon ndeshje përkundër rezistencës spanjolle, po vjen edhe koha e Kosovës.

“FIFA ka bërë presion. Po për Kosovën më 10 janar”, ishte një titull te gazeta serbe, Blic.

Edhe pse FFK-ja është organizuar prej kohës, disa ndeshje jozyrtare janë regjistruar kundër Shqipërisë, Arabisë Saudite, Qipros veriore, Monakos dhe klubeve zvicerane e suedeze, por pa lejen e FIFA-së.

Federata nuk ka pasur mundësi të angazhojë profesionistët në fanellën e kaltër kombëtare.

Ndërsa, profesionistët kosovar si Xherdan Shaquiri (Bayern Munich) , Granit Xhaka (B. Mönchengladbach ) , Valon Behrami (Napoli ) ose Lorik Cana (Lazio) luajnë për Zvicrën dhe Shqipërinë, të cilat përfitojnë nga futbollistët kosovar.

FFK-ja nëse merr aprovimin nga FIFA nuk do të shqetësojë futbollistët që luajë për Zvicrën apo Shqipërinë. “Kjo nuk është e rëndësishme. Deri sa nuk marri pjesë në kualifikime për Kupën e botës dhe kampionatin evropian, ne shumë pak iu ofrojmë lojtarëve, që janë kualifikuar në botërorin në Brazil”, tha Govori.

“Kualifikimet për Euro 2016, janë shumë herët për Kosovë. Pjesëmarrja në kualifikimet e botërorit 20118 është realiste”, tha ai.

Vendimi do të ndikojë në disa lojtar të famshëm të ri, për të cilët interesohen kombëtare të tjera.

Në Prishtinë ende ka shpresë për futbollistin që e kërkon Belgjika, Anglia e Shqipëria, Adnan Januzaj (Manchester United) i cili mund të jetë ylli i radhës i kombëtares së re të Kosovës. /Sporti1/Telegrafi/ 

Exit mobile version