Legjenda e Arsenalit mori përgjegjësinë gjatë fundjavës për drejtimin e skuadrës së Monacos.
Leonardo Jardim ishte shkarkuar javën e kaluar për rezultate të dobëta të arritura gjatë këtij sezoni në Ligue, dhe se vendin ia zuri Thierry Henry.
Një ndër të parë që e kishte telefonuar ishte ish-bashkëlojtari te kombëtarja franceze, dhe aktualisht kampion bote si trajner me Francën, Didier Deschamps.
“E thirra, por nuk i dhashë ndonjë këshillë”, tha Deschamps për Telefoot.
“Thierry është gatshëm për përgjegjësi të reja. Ai ka bërë gjithçka për këtë moment dhe është plot entuziazëm. Ai ka gjithçka në dispozicion për të qenë një trajner i mirë, tha Didier.
Theksojmë se Henry para se të marr detyrën e trajnerit të skuadrës franceze ishte ndihmëstrajner i Roberto Martinezit në kombëtaren e Belgjikës.
Ndryshe, Henry dhe Deshamps kishin fituar së bashku kampionatin botëror në vitin 1998 dhe dy vjet më vonë edhe evropianin me Francën. /Telegrafi/