Diddy ende është duke pasur probleme psikologjike nga vdekja e Kim Porter.
Moguli i hip hopit sërish ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të shprehur pikëllimin e tij.
Ai me anë të një postimi ka thënë se si është penduar që nuk u martua me të.
Porter u gjet e vdekur në shëtpinë e saj në liqenin Toluca në Kaliforni më 15 nëntor në moshën 47 vjeçare.
DIDDY REAL ASF FOR THIS! Kim porter was his SOULMATE & he tweaked! pic.twitter.com/J3mhoAs4Rg
— RiRi✨ (@RiannaSoSweet) March 30, 2019
Sipas policisë së Los Angelesit ajo vdiq nga pneumonia.
Diddy dhe Kim filluan lidhjen në vitin 1994 dhe u ndanë në vitin 2007 ndërsa kanë bashkë tre fëmijë. /Telegrafi/