Site icon Telegrafi

Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndikuar mbi dëshmitarët në procedurat e reja gjyqësore

P. Diddy

P Diddy po përballet me akuza të rënda pasi prokurorët thonë se ai vazhdoi të përpiqet të pengojë hetimin e qeverisë për rastin e tij të trafikimit të qenieve njerëzore, edhe kur ishte në paraburgim.

Gjegjësisht, në procedurat e reja gjyqësore, prokurorët amerikanë pretendojnë se Combs përdori metoda të ndryshme të paligjshme për të penguar procesin gjyqësor dhe për të ndikuar mbi dëshmitarët derisa ai ishte i burgosur në Qendrën Federale të Paraburgimit Metropolitan.

Sipas kallëzimit të prokurorit, dyshohet se ka përdorur numrat e telefonit të të paktën tetë personave në burg për të kontaktuar dhe nëpërmjet ndërmjetësve ka paguar të burgosurit dhe në këtë mënyrë ka tentuar të ndikojë në rrjedhën e hetimeve.

P. Diddy

Prokurorët pretendojnë se, përveç kësaj, ai përdorte telefonata për të kontaktuar me njerëz që nuk ishin në listën e tij të bardhë, si dhe një sistem të paautorizuar të palëve të treta përmes të cilit dërgoi qindra mesazhe me tekst, përfshirë ata që nuk ishte i autorizuar të komunikonte.

Përveç kësaj, Combs dyshohet se u përpoq të kontaktonte dëshmitarët në këtë rast, përfshirë të pandehur të tjerë, për t’i detyruar ata të heshtin ose të ndikonin në dëshminë e tyre në një përpjekje për t’i detyruar ata të dëshmonin në favor të tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga P. Diddy

Ata pohuan gjithashtu se në disa raste publikoi materiale që, sipas tij, supozohej se do ta ndihmonin në mbrojtjen e tij, e cila u konsiderua e gjitha si një përpjekje për të manipuluar hetimin dhe gjykimin. /Telegrafi/

Exit mobile version