Site icon Telegrafi

Diddy akuzohet se ka abuzuar me dy gra të tjera në hotelin e Trumpit në New York

Sean ‘Diddy’ Combs është akuzuar për sulm seksual ndaj dy grave në një ‘penthouse’ të hotelit “Trump” në New York City.

Kërkesat janë bërë këtë javë nga dy padi anonime të cilat janë paraqitur në Gjykatën e Lartë të New York-ut, ku dy gratë pretendojnë se ai i “ka mbyllur” ato në klubin “Limelight” para se t’i dërgonte në hotelin “Trump”.

Gratë pretendojnë se ngjarjet ndodhën në vitet 1990, por nuk është e qartë nëse ato ndodhën në të njëjtën ditë. Hoteli në fjalë besohet të jetë “Trump International”, i cili është hapur në vitin 1997, shkruan DailyMail.

Në padinë e parë, gruaja tha se ishte sulmuar disa herë nga reperi, duke përfshirë edhe në Kaliforni, me një akuzë specifike ku thuhet se ajo është detyruar të marrë pjesë në seks grupor pas një ngjarjeje në “Limelight”.

Padia thotë se Combs organizoi ngjarjen në klubin, një vend që tashmë është mbyllur, në Kishën e Shën Komunës në Manhattan, “ku dy katet e sipërme ishin të dedikuara për party sekrete seksuale me aktivitete gruporë që drejtoheshin dhe përfshinin Combs”.

Gruaja tha se kur përpiqej të largohej, ajo u urdhërua të qëndronte dhe më pas u dërgua me miqtë e saj në ‘penthouse’-in e hotelit “Trump”.

“Pa mundësi për të ikur, ajo u drogua dhe u detyrua të marrë pjesë në aktivitete seksuale grupore, gjatë të cilave ajo u sulmua seksualisht për disa orë”, thuhet në padi.

Padia e dytë përmban akuza po aq tronditëse, ku gjithashtu thuhet se paditësja është sulmuar pas një feste në “Limelight”, ku katet e sipërme ishin të “zënë ekskluzivisht me festa seksuale grupore”.

Viktima e pretenduar në padinë e dytë thotë se u mundua të largohej nga festa e “seksit grupor” dhe u përplas me rojen e sigurisë së Combs.

Padia thotë se reperi e ka goditur dhe mbajtur me zor, duke e lënë atë “të frikësuar për jetën e saj”.

Rojet e sigurisë, thuhet se kanë marrë gruan “dhe shoqen e saj për në hotelin ‘Trump’ në Midtown. Kur arritën në hotel, ato u dërguan në një ‘penthouse'”, sipas padisë.

Ajo pretendon se më pas është çuar në një dhomë me rojen e sigurisë, i cili “e ka sulmuar fizikisht dhe seksualisht, ndërkohë që Combs ka parë gjithçka”.

“Paditësja dhe shoqja e saj janë detyruar të marrin atë që ajo beson se ka qenë ekstazi ose drogë tjetër”, vazhdon padia.

“Po ashtu, të dyja gratë janë detyruar të angazhohen në aktivitete seksuale grupore të cilat ato nuk donin të merrnin pjesë, por Combs ka bërë të qartë se ato nuk kishin mundësi tjetër dhe nuk mund të largoheshin”.

“Pas disa orësh në ‘penthouse’, Combs në fund e lejoi paditësin dhe shoqen e saj të largoheshin”. Diddy, i cili mohon të gjitha akuzat kundër tij, ka refuzuar kërkesat e fundit.

Këto akuza i shtohen rrezikut të vazhdueshëm ligjor për Diddy-n, me producentin që përballet me dekada burg për akuza federale për përfshirje në aktivitetet kriminale dhe sulme seksuale, si dhe me dhjetëra paditë civile nga viktima të pretenduara.

Përfaqësuesit e Diddy-t mohuan akuzat më të fundit.

“Siç kemi thënë edhe më parë, Zoti Combs nuk mund të përgjigjet për çdo shfaqje të re publike, madje as kur bëhet fjalë për akuza që janë absurd ose të provuara si të pavërteta”.

“Zoti Combs dhe ekipi i tij ligjor kanë besim të plotë në faktet dhe integritetin e procesit gjyqësor”.

“Ndërsa në gjykatë, e vërteta do të triumfojë – që Zoti Combs nuk ka abuzuar seksualisht apo trafikuar asnjë person – as burrë, as grua, as të rritur dhe as të mitur”, thuhet në një deklaratë. /Telegrafi/

Exit mobile version