Telegrafi

Dida pranë rinovimit me Milanin

Kontrata aktuale e brazilianit skadon në qershorin e ardhshëm, ndërsa kuqezinjtë janë të mendimit që t’ia vazhdojnë kontratën edhe për një vit shtesë.

Gjatë karrierës së tij, Dida vazhdimisht është kritikuar për lëshime ‘të pakuptueshme’, mirëpo ai ka ditur të jetë i rëndësishëm në momente të caktuara për Milanin dhe të njëjtën gjë e ka bërë edhe këtë sezon. /Telegrafi/