Telegrafi

Dida falënderon fansat e Milanit

Dida tash është një lojtar i lirë, pasi kontrata e tij ka skaduar dy ditë më parë.

“Për herë të parë në 10 vite mund të them se jam një ish-rosoner. Kam dashur të pres fundin e kontratës time të bëj këtë përshëndetje të dashur për fansat e Milanit”.

“Ju të gjithë qëndruat në krah timin dhe kemi ndarë edhe kënaqësinë edhe dhimbjen, duke fituar gjithçka që ka qenë për t’u fituar. Ju faleminderit nga zemra dhe… Forza Milan!”, ka shkruar Dida në letrën e tij të publikuar në faqen e Milanit./Telegrafi/