Site icon Telegrafi

Dida e krahason Donnarumman me Buffonin: 18-vjeçari mund të ndjekë rrugën e Gigit

Ish-portieri i Milanit, Nelson Dida, beson se Gianluigi Donnarumma mund të arrijë sukseset e Gianluigi Buffonit.

Braziliani ndodhet në Itali për të marrë pjesë në një eveniment bamirës, ndërsa gjatë një prononcimi për Gianlucadimarzio.com, ka dhënë opinionet e tij rreth gardianit 18-vjeçar të Rossonerëve.

“Donnarumma ka shumë potencial dhe koha është në anën e tij. Nëse ia del të përqendrohet në fushë, ai mund të ndjekë rrugën e karrierës së Buffon”.

Donnarumma konsiderohet pasardhës i Buffon

“Buffon mbetet më i miri në botë”, ka deklaruar Dida.

Lexo po ashtu Donnarumma: Vendim i duhur qëndrimi te Milani – te Interi kurrë, te Juve ndoshta

44-vjeçari ka luajtur për dhjetë vite te Milani (2000-2010) duke e fituar titullin e Serie A dhe Kupën e Italisë, dy herë Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e UEFA-s, si edhe Kupën e Botës për Klube.

Tashmë kur është pensionuar nga loja, Dida është duke u përpjekur të ndërtojë karrierë si trajner.

Dida mendon se Buffon mbetet portieri më i mirë në botë

Ai njëherësh ka shprehur keqardhje për shkarkimin e Carlo Ancelottit nga Bayern Munichu. /Telegrafi/

Exit mobile version