Kompania Mansory që punon për firma të mëdha të veturave, ka zbuluar vetëm një pjesë të modelit që është duke e punuar për Bentley.
Ky prodhues gjerman, i njohur për ‘definime dhe intervenime’ në shumë pjesë të super-veturave, e ka publikuar një fotografi ku shihet makina Bentayga e mbuluar me një çarçaf, transmeton Telegrafi.
Është vetëm pjesa e përparme e veturës që është zbuluar, ndërsa 90 për qind mbetet ende e fshehur.
Megjithatë, dihet se ky model do të ketë shumë fibra të karbonit, ndërsa për të janë duke punuar ekspertët më të mëdhenj të automobilave.
Vetura me 600-kuaj fuqi do të ketë motor V12 që shpenzon 6.0 litra për njësi. /Telegrafi/