Telegrafi

Diçka që nuk ndodh kurrë në Kosovë: Njëzet orë pritje, për të blerë biletën e shfaqjes “Hamleti” (Foto)

Ata janë mbledhur që të mos u ikën rasti për të parë premierën e shfaqjes “Hamleti”, ku aktori kryesor është Benedict Cumberbatch.

Sigurimi i teatrit kanë qenë na gatishmëri, nga frika se dashamirët e aktorit nga filmi “Sherlock” mund të shkaktojnë tollovi, nëse mbesin pa biletë, transmeton Telegrafi.

“Nuk do të vija kaq herët, por kisha frikë se mos humb rasti për të blerë biletë”, ka thënë një student, që e cilëson vetën si “i varur nga Shekspiri”.

Për fat të mirë, gjithçka ka shkuar në rregull dhe biletat janë shitur për më pak se gjysmë ore. /Telegrafi/

Diçka që nuk mund të ndodh në Kosovë: Njëzet orë pritje, për të blerë biletën e shfaqjes “Hamleti”!DETAJET:

Posted by Telegrafi.com on Thursday, August 6, 2015