Site icon Telegrafi

Diçka që nuk e keni menduar më parë: Aplikimi i grimit me vezë të zier (Video)

Cila është gjëja më e çuditshme me të cilën e keni aplikuar grimin? Nëse e keni mendjen te gishtat apo te një furçë e cila ka qenë e papastër, atëherë padyshim se ju ka ikur trendi më i ri i aplikimit të grimit.

Kemi parë të qarkullojnë në internet video ku artistet e ndryshme e kanë aplikuar grimin me domate dhe prezervativ, por një artiste tjetër ka bërë një hap tjetër drejt së ardhmes. Ajo ka treguar se si mund ta aplikoni grimin edhe me një vezë të zier. Po pra, me një vezë të zier, transmeton Telegrafi.

Mund t’ju duket e çuditshme kjo metodë e prezantuar nga Esther, por kur e shikoni videon, do ta shihni se ideja nuk është aq e keqe dhe e tmerrshme sa mendoni.

Exit mobile version