Telegrafi

Diçka po zihet: Do të mbahet apo jo protesta nesër?

Përkundër raportimeve në media për anulim të konferencës së përbashkët të partive opozitare dhe anulimit të protestës, Visar Ymeri nga Vetëvendosje, Ramush Haradinaj nga AAK-ja si dhe Fatmir Limaj nga Nisma janë parë duke pirë kafe së bashku në një lokal në Prishtinë.

Në fotografi shihen edhe ish-lideri i VV-së, Albin Kurti, Ahmet Isufi nga AAK-ja si dhe Endrit Shala nga Nisma.

Vetëvendosje ka dërguar një njoftim për media ku bën të ditur për anulimin e konferencës së përbashkët, ndërkaq lideri i AAK-së ka paralajmëruar konferencë për media në ora 14:30.

Pritet të shihet nëse nga ky takim do të dilet me një vendim lidhur me mbajtjen ose jo të protestës, të paralajmëruar për 26 mars. /Telegrafi/