Site icon Telegrafi

Diçka nuk shkon në këtë imazh, gruaja bëhet virale me fustanin e saj të nusërisë

Një grua ka bërë xhiron në internet me një imazh të cilin e kishte bërë me një iPhone gjatë provës së fustanit të nusërisë në një dyqan.

Shkrimtarja dhe komedianja, Tessa Coates e publikoi fotografinë në Instagram, ku kishte pozuar me fustan nusërie para dy pasqyrave, transmeton Telegrafi.

Por, ajo që habiti të gjithë është se në njërin reflektim ajo shihet me duart e lëshuara, por në tjetrin reflektim duart e saj ishin të bashkuara, dhe të vendosura para stomakut.

“Kjo është një foto e vërtetë, nuk është me photoshop dhe nuk është bërë me ‘Live Photo’”, ka shkruar ajo në postim.

“Nëse nuk e shihni problemin, ju lutem shikojeni me kujdes”.

Përdorues të shumtë pasi panë imazhin, ishin po aq të habitur dhe të tronditur me këtë “iluzion optik”.

Një punonjës i Apple, e pranoi se nuk kishte parë kurrë diçka të tillë. /Telegrafi/

Exit mobile version